MER06192013

Perditesimi i fundit03:30:13 MD

Back Lajme Tetovë Veturat në trotuare, protestojnë prindërit

Veturat në trotuare, protestojnë prindërit

  • PDF

Prindërit e fëmijëve që mësojnë në shkollën fillore Migjeni mbrëmë për një orë kanë bllokuar komunikacionin në rrugën pran shkollës për të shprehur revoltën e tyre në lidhje me pengesat që hasin në rrugë gjatë dërgimit të fëmijëve të tyre në shkollë.

Ato protestuan në lidhje me atë se në trotuare ka të parkuara shumë vetura e sidomos para objekteve për larje të veturave ku myshterinjët i parkojnë veturat në trotuare.
Edhe pse vetëm prindërit e nxënësve të shkollës fillore Migjeni protestuan këtë problem e ndjejnë edhe nxënësit e shkollave tjera fillore dhe të mesme.
Sofi, nxënëse e gjimnazit të Tetovës thotë se nuk është mirë që veturat parkohen nëpër trotuare pasi i pengojnë ato gjatë të ecurit. "Veturat nëpër trotuare janë pengesë pasi trotuaret janë ndërtuar për këmbësorët dhe jo për vetura. Vecanërisht në kohën kur ka shi ato bëjnë pengesë të madhe poashtu është rrezil pasi nxënësit duhet të kalojnë në rrugë ku ecin veturat dhe mund të vijë deri te aksidentet" tha Sofi.
ndërkohë në anën tjetër nga komuna e Tetovës thonë se bëjnë përpjekje për të ndaluar këtë fenomen të parkimit në trotuare. "Ne jemi duke vënë pengesa të betonit nëpër trotuare me qëllim ta ndalimit të parkimit të veturave" tha zëdhënësi i komunës të Tetovës, Flakran Pustina.



Lajmet e funditTë rëndomta