PRE05242013

Perditesimi i fundit09:58:50 MD

Back Lajme Tetovë Zjarrë në Tetovë, është djegur deponia e mbeturinave (VIDEO)

Zjarrë në Tetovë, është djegur deponia e mbeturinave (VIDEO)

  • PDF

Tymi i dendur dhe era e keqe e kanë mbulur sot tërë Tetovën pas orës 13, ku një zjarr i fuqishëm shpërtheu në stacionin e transferimit, ku Ndërmjarrja publike i rruan mbeturinat e akumuluara.

Kështu në ditën më të nxehët të vitit, tetovarët përpos luftës me të nxehëtin u desht që të përballen edhe me ajrin e papastër. Djegia e mbeturinave shpesh sjellë erë të keqe, por sot situata ishte shumë më e keqe sipas banorëve të Tetovës.
Autoritetet lokale kanë thënë se arsyet e zjarrit qëndrojnë në tepmeraturat e larta dhe mundësia që zjarrin ta kishte vënë ndonjë person i papërgjegjshëm.  Mbeturinat e depozituara, të cilat për një kohë më të gjatë qëndrojnë në diell janë lehtësisht të ndezshme dhe të kaplueshme nga flakët.
Ekpsertët e shëndetit publik thonë se mund të priten pasoja nga tymi dhe era e keqe e shkaktuar. Pesëmbëdhjetë zjarrëfikës me pesë makina kanë kontribuar në shuarjen e zjarrit.

 

Video e huazuar nga TV Sitel




Lajmet e funditTë rëndomta