​Tërmet në Turqi, lëndohen tre persona

Advertisment

Tre persona u plagosën si rezultat i një tërmeti 5.7 ballë të shkallës Rihter që goditi sot pjesën lindore të Turqisë, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu.

Sipas tij, tre persona u plagosën kur u shemb kulla e vëzhgimit ushtarak.

Reklame

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se pasditen e sotme në orën 5:25 tërmeti goditi rrethin Karliova.

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, të cilët po ndjekin nga afër incidentin.

Bingoli është i rrethuar me male dhe liqene të shumta akullnajash, ndërsa së fundmi është bërë një destinacion popullor turistik.