1 060 raste aktive në Tetovë dhe rrethinë (FOTO)

Advertisment

Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19 (16.11.2020)
Në mbledhjen e sotme të Shtabit të krizës pranë komunës së Tetovës për menaxhin të situatës me covid19, nga institucionet kompetente u raportua me sa vijon:

Në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 3159. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1909 persona kurse 129 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 1060.

Reklame

Në Spitalin klinik të Tetovës pranohen për trajtim kryesisht pacientë me pasqyrë më të rëndë klinike të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit. Për momentin në repartin infektiv në Tetovë janë të shtrtuar 49 persona, që marrin terapinë dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor. Gjendja epidemiologjike si në vend ashtu edhe në Tetovë akoma paraqitet si kritike, me numra në rritje të rasteve të reja si dhe persona që kërkojnë trajtim shëndetësor në kushte spitalore.

Poashtu Qendra klinike në Tetovë, edhe përskaj gjendjes së veshtirësuar epidemiologjike dhe ngarkesës konstante, vazhdon të ofrojë edhe shërbimet tjera të zakonshme të mjekësisë sekondare, për qytetarët e Tetovës dhe më gjërë. Gjendja me COVID19 në çerdhet dhe shkollat komunale është si vijon; Në çerdhet e kopshit Rinia në Tetovë kemi 8 raste aktive dhe 3 grupe femijësh në izolim shtëpiak. Në shkollat fillore janë 22 mësimdhënës pozitiv dhe 8 grupe klasore në izolim. Në shkollat e mesme janë gjithsej 20 mësimdhënës pozitiv, kurse procesi i mësimit në distancë zhvillohet sipas planit të paraparë, kurse paralelisht vazhdon edhe notimi i pare, që pritet të përfundoje më 20 nëntor.

Gjatë 7ditëve të kaluara, sipas të dhënave nga SPB – Tetovë për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse janë shqiptuar urdhëresa për kundërvajtje për gjithsej 420 persona, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë së RMV. Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës janë lëshuar 925 vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle edhe ndaj 1465 personave me vendime ekzistuese për izolim të detyrueshëm shtëpiak. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që perosnat me vendim për izolim, të qëndrojnë të izoluar duke mos kontaktuar me persona të tjerë, dhe kështu të ndikojnë në reduktimin e rritjes së rasteve të reja të infektimit, në këtë fazë shumë kritike të përhapjes së virusit.

Përsërisim edhe njëherë apelin që mjekët amë të ndalojnë vizitat dhe trajtimet shtëpiake, në mënyrë që pacientët me simptomatologji të lehtë të COVID19 të marrin terapinë e përshkruar vetë në shtëpi, kurse ato me pasqyrë më të rëndë shëndetësore t’i drejtojnë në Qendrën Klinike për trajtim të mëtutjeshëm. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që t’ju përmbahen rreptësisht masave dhe rekomandimeve mbrojtëse të autoriteteve shëndetësore, duke kontribuar kështu në tejkalim sa më të lehtë të kësaj pandemie globale.

https://www.facebook.com/teutaarifiofficial/posts/5028004347240411