1.129 raste të reja, 27 viktima me Covid-19

Advertisment
HTML Image as link

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.045 testime, kurse janë regjistruar 1.129 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 458, Manastir – 82, Prilep – 54, Veles – 47, Tetovë – 44, Kavadar – 36, Gostivar – 33, Shtip – 32, Koçanë – 28, Kërçovë – 27, Ohër – 25, Strumicë – 22, Vallandovë – 18, Negotinë dhe Gjvgjeli nga 17, Strugë – 15, Radovish – 13, Resnjë – 10, Berovë dhe Probishtip nga 7, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Vinicë nga 6, Demir Kapi, Demir Hisar dhe Kratovë nga 3, Krushevë, Bogdancë dhe Pehçevë nga 2, Makedonski Brod dhe Dojran nga 1 rast.

Regjistrohen 1.152 pacientë të shëruar.

Reklame

Kanë ndërruar jetë 27 pacientë. 12 nga Shkupi (60, 65, 66, 66, 69, 73, 74, 77, 78, 78, 79 dhe 82 vjeç), nga 3 pacientë nga Manastiri (60, 66 dhe 79 vjeç) dhe Ohri (58, 66 dhe 77 vjeç), nga 2 pacientë nga Kumanova (59 dhe 75 vjeç) dhe Tetova (54 dhe 68 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Prilepi (86), Velesi (56), Gostivari (76), Strumica (73) dhe Kërçova (63).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 143.162, numri I të shëruarve është 118.946 kurse I viktimave shkon në 4.289. Për momentin shënohen 19.927 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 674.378 testime për COVID-19.