10-11 Maj Dita Botërore e Shpendëve shtegëtar

Kjo ditë botërore ka filluar të fedtohet që nga vitit 2006 ku ka si qëllim që të sjellë në vëmendjen e popullatës për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e shpendëve migrator dhe habitatet e tyre. Kjo ditë organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujor Shtegtar Afrikano – Euroaziatik.

Në vendin tonë nuk shënohet për shkak se 20 vitet e fundit ato janë cilësuar si “malli” për tu vrarë gatis e nga çdo njeri. Gjendja e faunës së egër në vendin tonë pavarësisht mangësisë së të dhënave të detajuara është evidente fakti i mungesës ose i pakësimit të llojeve autoktone të faunës së egër dhe përkeqësimi i shpendëve migrator që kalojnë dhe ndalojnë në vendin tonë.

Reklame

Ekspertët thonë se duhet pregaditur infrastrukturë njerëzore dhe institucionale si dhe ligjore që të rivendoset në vend kontrollin e aktivitetit të gjuetisë dhe normalizimin e gjendjes së shpendëve migrator. Kjo do të shërbejë si një premisë e mirë për rritjen e turizmit që vlerëson ambientet natyrore dhe prezencën e shpendëve si atraksion i veçantë. /tetova1/