‘10 burra po more, nuk të vij në dasmë’, Adrola rrëfen marrëdhënien me babain

Adrola Dushi ishte e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku dhe ndau detaje mbi si familja e saj priti divorcin e saj nga partneri.

Sipas modeles, familja nuk kishte qënë aspak dakord me ndarjen e saj, të cilën ende nuk e kanë kaluar.

Reklame

Kur u pyet nëse prindërit e saj do të donin ta shihnin sërish në altar, Adrola u përgjigj me sinqeritet:

“Nuk di ça të them, të betohem!Më ka thënë babi: edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë, domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”.

Kujtojmë se Adrola dhe bashkëshorti i saj Adis Patushi u divorcuan dhe modelja u largua me djalin në Amerikë.