10 maj – dita e aktivitetit fizik

Është vërtetuar se të ndenjurit ulur për një pjesë të madhe të ditës paraqet faktor rreziku për shumë sëmundje kronike, përfshirë këtu sëmundjet kardiovaskulare, shkaktarin kryesor të vdekjeve në botën e zhvilluar. Nga ana tjetër, mënyra aktive e të jetuarit ka përfitime si sociale ashtu edhe psikologjike dhe ndikon në jetëgjatësinë, sepse personat të cilët rregullisht bëjnë aktivitete fizike jetojnë më gjatë.

ARDIAN CUCULI – SPORTIST

Reklame

“Gjatë pandemisë ne si sportist e patëm të vështirë izolimin, sepse ndikoi shumë në pregaditjen tonë edhe pse u munduat të jemi aktiv, por tani më jemi rikthyer normalitetit dhe ne si futbollist fushës. Realizimi i aktivitetit fizik për çdo ditë fillestarëve mund t’ju duket e vështirë por më pas duket gjë normale andaj nuk duhet humbur shpresa për tu marr me sport sepse të gjithë kemi nevojë për trup të shëndosh”.

Ndryshe, aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme dhe kondicionit fizik, si dhe në zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e disa sëmundjeve dhe gjendjeve shëndetësore./tetova1/