Të gjithë ne mendojmë se bota është e thjeshtë dhe spontane. Jeta jonë duhet të jetë e
lumtur dhe gjithçka duhet të jetë në dorën tonë duke bërë zgjidhje për situata të
ndryshme…
Pooor, historia dhe qasja në rrjetet sociale na ka treguar se disa gjëra parashikohen me
planifikohen para se ne të shohim dhe t'i ndjejmë ato në realitet.
Sot do të flasim për parashikimet e serialit komik "The Simpsons" dhe ngjarjet
historike që i ka parashikuar ky serial dhe që në të vërtetë kanë ndodhur.
1. Peshku me tre sy
Në epizodën e 4 të sezonit të dytë nga viti 1990, personazhi Bart kishte kapur një
peshk me tre sy të quajtur Blnky. Këtë peshk ai e kapi në lumin e fshatit të tij. Dhe,
kjo ngjarje në këtë epizodë u tregua edhe nga mediat lokale brenda serialit.
Por, dhjetëra vite më vonë ndodhi e njejta ngjarje, u kap një peshk me tre sy në një
reservoar të fuqisë nukleare në Argjentinë.
2. Skandali me mishin e kalit
Në epizodën e 19-të në sezonën e 5-të nga viti 1994 serliali komik parashikoi edhe
përzirjen e mishit të kalit në ushqim
Dhe, kjo ndodhi nëntë vite më vonë ku Autoritetet irlandeze për kontrollin e ushqimit
gjetën DNA të kalit në mishin që shitej për hamburgerë. Ushqimi ishte i përshkruar si
mish derri, por brenda përmbante edhe mish kali.
E frikshme…
3. Autocorrecti në telefona kur ne i shkruajm dikujt ndonjëherë na bën problem e
ndonjëherë na ndihmon por edhe kjo u parashiku nga seriali "The Simpsons".
Në epizodën e 8 të sezonës së 6-të gjatë vitit 1994 tregohet qartë se si rolet Kearny
dhe Dolph frustrohen me autocorrectin duke shkruar dicka tjetër ndërsa del dicka
tjeter ne shkrim.
Shumë vite më vonë këtë të re tek telefonat celularë të kompanisë Apple shfaqet risia
autocorrect që nga kjo kompani refuzojnë se është dicka e parashikuar nga seriali
komik. Ata e kanë pranuar se janë inspiruar nga seriali.
4. Ora e mencur
Kur jemi tek teknologjia, mund ta pranojmë të gjithë se ky serial ka qenë inspirim për
shumë shpikje teknologjike dhe për këtë duhet që t'ua japim dorën regjisorëve.
Në vitin 1995 në serinë e 19 të sezonës së 6shtë një rol në këtë serial mbante në dorë
të mencur.
Dhe, 20 vite pas përsëri kompania apple lëshoi në përdorim orën e mencur që deri tani
është zhvilluar në disa seri, secila me e zhvilluar se tjetra.
5. Virusi Ebola
Të gjithë e mbajmë mend panikun e njerëzve nga virusi ebola.
Në realitet, Ebola e kaploi botën në vitin 2014, por në serial kjo ngjarje botërore u
parashikua 17 vite më herët.
Në epizodin e 3-të të sezonit të 9, personazhi Marge i sugjeroi Bartit që të lexojë
librin "Curious George and the Ebola Virus."
E, ebola ishte temë e mediave në vitin 2014.
6. Gabimi në makinën e votimit në SHBA
Ky parashikim i serialit "The Simpsons" doli të jetë i vërtetë 4 vite më vonë dhe ishte
problem i madh në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Seriali e kishte këtë epizodë në vitin 2008 kurse ngjarja e vërtetë ndodhi katër vite më
herët në një qendër votimi në Pennsylvania ku kolegji elektoral u detyrua të heq disa
vota nga numërimi për shkak të gabimit të makinave.
Votat e Barack Obamas ishin duke u numëruara si të kundërkandidatit Mitt Romney.
7.Parashikimi për fituesin e çmimit Nobel
Profesori Bengt Holmström e fitoi çmimin Nobel për ekonomi në vitin 2016 por kjo
arritje e tij u parashikua nga ky serial që në vitin 1995 në epizodën e parë të sezonës
22.
Martin, Lisa, Database, dhe Milhouse si role në këtë serial vënduan bast për disa emra
për fituesin e çmimit Nobel për ekonomi dhe emri i Bengt Holmström ishte në letrën e
parashikimeve të tyre.
8. Pandemia e koronavirusit
Në vitin 1993 "The Simpsons" e parashikuan një ngjarje që tronditi botën pas më
shumë se 15 viteve pas serialit.
Pandemia Covid-19 ishte parashikuar që në serinë e 21 nga sezona e 4-tët.
Emri i pandemisë ndryshonte dhe quhej "Osaka Flu". Në serial, virusi u shpërnda nga
një njeri që kolliti mbi një qese ushqimi.
Emri dhe mënyra e shpërndarjes nuk janë të njejta me Covid-19 por është tepër e
ngjajshme me mënyrën e trajtimit të pandemisë. Dhe, për këtë ne jemi dëshmitarë pasi
e kemi kaluar në dy vitet e kaluara, që nga fundi i vitit 2019.
9. Sateliti Albania
Seriali i animuar amerikan The Simpsons, tanimë është bërë i njohur edhe për
“parashikimet e mëdha botërore”.
Dhe në një rast të fundit, duket se aty është bërë edhe një parashikim që ka të bëjë me
Shqipërinë.
Bëhet fjalë rreth dërgimit “të satelitit shqiptar në hapësirë”.
Në një nga episodet e tij, sipas një videoje të publikuar në internet, aty paraqitet një
“spiun shqiptar”, i cili në një moment “komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti
të stampuar me shqiponjën dykrenare”.
Ndryshe, videoja është ritkthyer në vëmendje pak ditë pasi kryeministri i Shqipërisë,
Edi Rama paralajmëroi në Kuvendin e Shqipërisë se brenda vitit të ardhshëm qeveria
do të dërgojë në hapësirë dy satelitë “Albania” dhe “Albania 2”.

