10 persona në Tetovë dhe rrethinë nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes

Advertisment

Nga Sekrori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë periudhës së orës policore mbrëmë dhe sot, gjithsejt 10 persona nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar, përcjell in7.

“Dje (25-mars) dhe sot (26-mars) në periudhë prej ora 07.00 deri ora 07.00, në rajonin e SPB Tetovë, gjithsej 10 persona nuk e kanë respektuar, gjegjësishtë e kanë shkelur vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar.

Reklame

Pesë persona në vende të ndryshme kanë qenë të privuar nga liria në rajonin e Tetovës, ndërsa një person ka qenë i paralajmëruar, kurse katër persona janë privuar nga liria në rajonin e Gostivarit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Të privuarit nga liria, janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe në Stavionin policorë Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumetimin e plotë të rasteve, do të përgaditen parashtresa adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal, për ,,mos- veprim siças rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.