100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të Covid, vaksina e Modernas dërgohet për miratim

Advertisment

Kompania amerikane e bio-teknologjisë Moderna po paraqet kërkesën për të kërkuar miratimin e rregullatorit të SHBA-së, për vaksinën e saj të koronavirusit në mënyrë që të rekomandohet për përdorim të gjerë.

Kompania do t’i kërkojë FDA të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e Covid-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

Reklame

Sipas BBC, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave do të shikojë të dhënat e testimit për vaksinën mARN dhe do të vendosë nëse është e sigurt dhe efektive për Autorizimin e Përdorimit Emergjent.

Kompania amerikane Pfizer, vaksina e së cilës rezultoi po ashtu me efikasitet të ngjashëm, ka aplikuar tashmë për të njëjtin aprovim në SHBA.