1,019 dënime brenda muajit në RMV për mosrespektimin e masave kundër virusit korona, ka propozuar Prokuroria

Në gjithë Maqedoninë e Veriut, Prokuroria themelore publike prej 17 marsit deri më 16 prill ka propozuar dënim për 1,019 qytetarë për mosrespektimin e masave të Qeverisë së RMV-së në luftimin e virusit korona, siç parashikohet në nenin 206 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Shumica e dënimeve janë në vlerë rreth 2 mijë euro, por ka raste ku dënimet janë edhe më pak se 1 mijë euro, si dhe dënime deri 5 mijë euro.

Këtu bën pjesë edhe rasti i Hasanbegut. Prokuroria më 15 prill propozoi dënim prej 100 dënimeve ditore, ku një dënim ditor është vlerësuar 50 euro. Dënimin e arsyeton Prokuroria me atë se më 13 prill në ora 22:00 kanë qenë jashtë shtëpive të tyre tre qytetarë pa leje për qarkullim.

Kështu është numri i dënimeve sipas qyteteve: Shkup (261), Manastir (97), Prilep (93), Tetovë (79) Strumicë (71), Gostivar (58), Kavadarci (50), Shtip (42), Veles (40), Gjevgjeli (38), Radovish (36), Kumanovë (34), Koçani (30), Delçevë (22), Berovë (17), Strugë (14), Resen (13), Dibër (9), Sveti Nikollë (8), Ohër (6) dhe Kërçovë (1)