107 vjeçari që ende vozit Mercedesin e tij me të fejuarën 100 vjeçare (VIDEO)

Advertisment

Joe Newman, 107-vjeç, është banori më i vjetër i ndërtesës ku jeton ai në Sarasota, Florida.

“Natyrisht që kam dhimbje”, ka thënë Newman. “Por unë vallëzojë më shpejtë se kushdo tjetër në këtë vend”, shtoi ai. Ai, po ashtu, edhe vozit shpejt.

Reklame

Ky i moshuar është bërë i famshëm në këtë vend me veturën e tij Mercedes 320 me ngjyrë qershie, të cilin e ka blerë nga mjeku i tij kur ishte 103-vjeç. “Kur e pash për herë të parë, zemra ime rrahu më shpejtë”, tha Newman.  Për argëtim, Newmani kënaqet duke u vozitur nëpër qytet me të fejuarën e tij, Anita Sampson, e cila muajin e ardhshëm do të bëhet 100 vjeçe.

“Jemi duke e shijuar çdo moment që e kemi së bashku”, tregoi 107-vjeçari. “E dimë se sa të vjetër jemi dhe jemi të lumtur për çdo ditë që e kalojmë së bashku”, shtoi ai. Edhe pse patenta e shoferit e Newmanit do të skadojë deri më 2022-n, ai thotë se nuk bënë shumë kilometra me veturën e tij këto ditë. Kur del natën, shpesh në opera ose balet, ai dhe e fejuara e tij preferojnë të përdorin Uberin.

Newman, po ashtu, është i lumtur të pozojë kur është duke vozitur veturën e tij sportive. Ai e di se i bënë njerëzit të qeshin. Po ashtu, ai e di se kur do të ndërrojë jetë, do të mbahet mend në Logan Center, një organizatë që mbështet njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe zhvillimore në shtëpinë e tij të mëparshme në South Bend, Indiana.