11 shtatori, Trump: Kush Sul.mon Amerikën do g.oditet ashpër!

26
#

Me rastin e 18-vjetorit të s.ulmeve të 11 Shtatorit, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar ar.miqtë e Shteteve të Bashkuara se do të pë.rballen me një for.cë të paparë më parë nëse i bëjnë keq Amerikës. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Pentagon, Trump ka mbrojtur edhe vendimin e tij për të an.uluar marrëveshjen e paqes me talebanët.

Në fjalimin e mbajtur të mërkurën në Pentagon, me rastin e 18-vjetorit të su.lmeve të 11 shtatorit, presidenti Donald Trump paralajmëroi armiqtë e Shteteve të Bashkuara se do ta paguajnë shtrenjtë nëse sul.mojnë Amerikën.

“Nëse ar.miqtë tanë kthehen, ne do të shkojmë kudo që ata ndodhen dhe do të përdorim for.cën tonë si kurrë më parë. Ata as që e imagjinojnë dot se çfarë do t’u ndodhë nëse pr.ekin Amerikën. Asnjë armik në tokë nuk mund të krahasohet me fo.rcën e ushtrisë amerikane”, tha Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi edhe përse an.uloi marrëveshjen e paqes me talebanët. “I anulova bisedimet me ta kur mësova se kishin v.rarë një ushtar amerikan nga Puerto Riko dhe 11 njerëz të tjerë të pafajshëm. Ata kujtuan se kështu do të tregonin fo.rcën, por u treguan të dobët”, tha Trump para të pranishëmve, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara i kanë god.itur ar.miqtë më fortë se kurrë më parë në 4 ditët e fundit.

Presidenti kujtoi edhe ditën e 18 viteve më parë. Ai tha se, su.lmin e parë ndaj Kullave Binjake e kishte mësuar nga televizori, ndërsa të dytin e kishte parë direkt nga një ndërtesë në Manhatan.

“Isha atje kur pash avionin e dytë të pë.rplasej me shpejtësi të lartë. Atëherë e kuptova se bota do të ndryshonte”, tha Trump, duke shtuar se sul.met e 11 shtatorit kanë lënë shenjën e tyre tek shpirti i çdo qytetari amerikan që përjetoi atë ditë të rëndë për Amerikën. Sulmet e 11 Shtatorit ndaj Kullave Binjake në Nju Jork, ndaj Pentagonit në Uashington dhe në Pensilvani u morën jetën mbi 3 mijë personave. /ABC News Albania 24/7