116 persona janë infektuar për herë të dytë me Covid, dy prej tyre ndërruan jetë

Që nga shfaqja e rastit të parë të covid-19 në Maqedoni një vit më parë, 116 persona janë infektuar për herë të dytë me virusin. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndetit Publik për ri-infektimin me koronavirus.

Dr. Gordana Kuzmanovska, udhëheqëse e Sektorit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive në Institutin për Shëndet Publik, për Sdk.mk tha se midis rasteve të ri-infektimit ka pacientë të moshave të ndryshme nga 6 deri në 77 vjeç, ndërsa numri më i madh i tyre, 93 raste, janë mbi 30 vjeç.

“Për formën e sëmundjes, a janë me pasqyrë klinike më të rëndë apo më të lehtë, nuk mund të jepen të dhëna precize, pasi të dhënat me të cilat disponojmë nga anketat e bëra nuk janë relevante për tërë kohëzgjatjen e sëmundjes.

Për nëntë persona kemi informacione se kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa për 44 se kanë qenë në shtëpi. Nga numri i përgjithshëm i 116 ri-infeksioneve, dy persona të moshës 63 dhe 77 vjeç vd iqën”, tha dr. Kuzmanovska.

 

Deri më tani, në vend janë regjistruar 112 930 raste me koronavirus. Kjo do të thotë që 0,1 për qind e të sëmurëve janë infektuar për herë të dytë me virusin.

Sipas analizës së Institutit të Imunobiologjisë, çdo i treti qytetar në vend ka antitrupa të covid-19. Hulumtimi i 1 000 kalimtarëve në gjashtë lokacione në Shkup gjatë dy javëve të fundit zbuloi se 31 përqind e të anketuarve kishin antitrupa ose se çdo i tretë qytetar e ka kaluar covid-19.

Në analizë ishin marrë monstra nga persona që e dinin se e kishin kaluar viusin, por edhe nga ata që nuk ishin infektuar ose nuk e dinin se kanë qenë pozitivë.