117 persona shkelin orën policore, arrestohen 89 prej tyre

Advertisment

Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën 20/21.04.2020 lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në mbarë shtetin 117 persona kanë shkelur orën policore,

me çrrastë janë arrestuar 89 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

Reklame

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se gjatë natës së kaluar 135 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 53 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave të cilët veçmë gjenden në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se tre persona nuk kanë respektuar masën për izolim.