12 orë nën rr ënoja, nxirret e gjallë gruaja shtatzënë

Advertisment

Së paku 21 persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm në lindje të Turqisë.

Ndërkohë, raportohet se mbi 1 mijë persona kanë mbetur të plagosur dhe të tjerë janë ende nën rrënoja.

Reklame

Teksa numri i viktimave është rritur duke shkuar në 21 dhe 1015 të plagosur, ekipet e shpëtimit vijojnë të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat.

Mediat i kanë quajtur “mrekulli” ato që po ndodhin në Elazig, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë shpëtuar 8 persona mes të cilëve 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë që mbijetuan nën rrënojat në Malatya.

Mediat turke shkruajnë se gruaja shtatzënë që mbeti nën rrënojat në fshatin Gezin të rrethit Maden të Elazig u shpëtua pas 12 orësh.