12 për qind e të lindurve në Maqedoni janë fëmijë të prindërve që nuk janë të martuar

Advertisment

Përqindja e fëmijëve të porsalindur në bashkësi jashtëmartesore në BE në vitin 2018 është 42 për qind, që është rritje prej 17 për qind në krahasim me vitin 2000, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut 12,1 për qind e fëmijëve të porsalindur në vitin 2018 ishin nga bashkësi jashtëmartesore, që është rritje prej më shumë se dy për qind në krahasim me vitin 2000 kur ishin 9,8 për qind.

Reklame

Në rajon përqindje më të madhe të fëmijëve jashtëmartesor ka Bullgaria – 58,5 për qind, pas çka vijojnë Kosova me 38,7 për qind, Serbia – 26,8 për qind dhe Kroacia 20,7 për qind. Më poshtë se ne është vetëm Greqia me 11,1 për qind, përderisa për Shqipërinë dhe Malin e Zi nuk ka të dhëna.

Në vitin 2018 në tetë vende anëtare të BE-së numri më i madh i fëmijëve të porsalindur ishin në bashkësi jashtëmartesore edhe atë Franca – 60 për qind, Bullgaria – 59 për qind, Sllovenia – 58 për qind, Portugalia – 56 për qind, Suedia – 55 për qind, Danimarka dhe Estonia nga 54 për qind dhe Holanda – 52 për qind.

Kjo, sipas Eurostatit, sinjalizon trend të ri në formatin e familjes sa i përket modelit tradicional ku të porsalindurit janë në bashkësi martesore.

Numri i fëmijëve jashtëmartesor shënon rritje në gati se të gjitha vendet anëtare të BE-së në vitin 2018 në krahasim me vitin 2000. Përjashtim janë Estonia, Letonia dhe Suedia ku ka stabilitet relativ.

Rritje më të madhe të fëmijëve jashtëmartesor ka në Portugali dhe Spanjë ku mes vitit 2000 dhe 2018 ka ndryshim prej +33,7 për qind në Portugali dhe +29,6 për qind në Spanjë.