12 tetovarë dënohen me nga 2 mijë euro për shkelje të orës policore

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë në Gjykatën Themelore ka dorëzuar propozime për lëshimin e urdhrave penale kundër 12 personave, të akuzuar për veprën penale “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”, e dënueshme sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ata gjatë orës policore gjatë fundjavës së kaluar, kanë lëvizur nëpër lokacione të ndryshme të qytetit.

Reklame

Prokurori publik i ka propozuan gjykatës që secili nga të pandehurit të gjobitet me 100 gjoba ditore. (Një gjobë ditore në Maqedoni është 20 euro, ndërsa tetovarët do të duhet të paguajnë 2 mijë euro).