#

Gjatë 24 orëve të fundit prej 868 testimeve të realizuara, 132 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Sipas statistikave të fundit 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6209 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 2484 raste aktive me Covid-19.