121 raste të reja, 3 të vdekur dhe 142 të shëruar

Advertisment

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur krahasuar me një ditë më parë, dje ishin 72 por edhe më pak testime, ndërsa sot janë regjistruar 121 të infektuar të rinj në 1410 teste të kryera.

Po ashtu kanë nëdrruar jetë edhe 3 pacientë, dy nga Prilepi të moshës 63 vjeç dhe 83 vjeç, ndërsa viktima e tretë është nga Struga i moshës 60-vjeçare.

Reklame

Janë shëruar edhe 142 pacientë në 24 orët e fundit. Ndërsa numri total i rasteve aktive ka zbritur në 1881.