Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen parapërgaditore për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Marrëveshjes së Prespës si dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Dorëzues të iniciativës për Marrëveshjen e Prespës janë Kongresi Botëror Maqedonas, Sollza Gërçeva si dhe qytetarë.
Lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që nënkupton gjuhën shqipe janë dorëzuar 13 inicativa.
Nga gjykata kanë thënë se e para iniciativë është dorëzuar në janar 2019, ndërsa gjatë periudhës në vijim edhe iniciativat e tjera, që do të vlerësohen bashkërisht.
Ato janë dorëzuar nga E Majta, VMRO-DPMNE, Kongresi Botëror Maqedonas, profesoreshat Sollza Gërçeva, Tanja Karakamisheva si dhe të tjera.