13 qershori – dita botërore e albinizmit

Albinizmi është një ndryshim i rrallë, jo ngjitës i trashëguar gjenetikisht dhe i pranishëm që nga lindja, tek të gjitha përkatësitë etnike dhe në të gjitha shtetet e botës i cili rezulton në mungesë të pigmentimit në flokë, lëkurë dhe sy. Por, personat albinë diskriminohen jo rrallë herë kështu shprehet Nora Sulejmani nga Tetova e cila jeton në Norvegji dhe është albine dhe ngre zëri shpesh për të gjithë personat albin.

NORA SULEJMANI

Reklame

“Gjithmonë paragjykimi ka qenë prezent, nuk është vetëm me personat albin, por me të gjithë njerëzit që janë ndryshe përceptohet i jashtëzakonshëm dmth nuk e sheh çdo ditë, por nuk dmth se duhet të ketë paragjykim. Zakonisht në rrugët e Tetovës kam hasur reagime të shumta si o sa e bardhë, komente të ndryshme që nuk ishin aqë të këndëshme ti dëgjosh si fëmijë dhe gjithmonë u ndjehesha pak jo normal dhe pyesja veten se a jam diçka gabim, a nuk shkon diçka me mua por tani më jam mësuar”.

Ndryshe, 13 Qershori njihet si Dita Botërore e Albinizmit që synon të ndërgjegjësojë popullatën që të jenë sa më shumë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë personat të gjithë njëlloj pa asnjë lloj ndryshimi dhe mos konsiderohet ndryshe por të veçantë. /tetova1/