13 vjeçarja nga Ferizaj bëhet nënë (Video)

Është vetë fëmijë por një 13 vjeçare u bë edhe nënë. Ajo lindi një vajzë 2.9 kg babai i së cilës është i mitur. Mjekët thonë se gjendja e nënës dhe e të posalindurës është e mirë.

Në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë këtë të mërkurë u lind një vajzë nga nëna që edhe vetë është fëmijë.

Reklame

Rr.H. muajin e kaluar mbushi 13 vjet.

Edhe babai i foshnjës është i mitur. Ai që të mërkurën u pa para spitalit me nënën e tij dhe atë të vajzës që lindi beben ka vetëm 16 vjet dhe bashkëjeton me partneren e tij në Ferizaj.

Ai thotë se e bija erdhi në jetë nga dashuria.

Të njëjtën gjë e thanë edhe familjarët e vajzës të cilët po ashtu e pranojnë se ishin në dijeni si për lidhjen ashtu edhe për shtatzëninë e bijës së tyre.

Familjet e dy fëmijëve që u bënë prindër jetojnë në kushte të rënda. Nëna e re thuhet se e ka lënë shkollën më herët.

Policia konfirmoi se mori në pyetje baballarët e të miturve dhe se ata me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./klankosova