1322 persona e kanë shkelur orën policore

Masën kufizim i lëvizjes nga vendosja e saj në vend nuk e kanë respektuar 1322 persona, janë konstatuar 10 shkelje të vendimeve për izolim dhe 157 në deklaratat për vetëizolim, ndërsa policia ka parashtruar edhe padi penale dhe 25 njoftime për gjuhë të urrejtjes lidhur me Kovid-19.

Këtë e kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në postimin e tij të Fejsbukut, ku i falënderon qytetarët të cilët i respektojnë vendimet e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes si një ndër masat për ballafaqim me koronavirusin.

“Lidhur me statistikat në që kanë të bëjnë me respektimin e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga vendosja e tyre deri më sot: gjithsej 1322 persona nuk e kanë respektuar masën për kufizimin e lëvizjes, 62 prej tyre janë nën moshën 18 vjeç dhe 42 persona janë mbi 67 vjeç. Janë arrestuar gjithsej 519 persona, janë paralajmëruar 223 persona ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa shtesë. Shumica e personave janë në territorin e SPB Shkup. Në Prokurorinë Themelore Publike deri më tani janë parashtruar gjithsej 483 padi penale dhe 73 njoftime”, ka shkruar Çulev.

Kurse lidhur me respektimin e masave për izolim dhe vetëizolim, në njoftimin e ministrit thuhet se deri më tani 2405 persona u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa gjithsej 9793 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim. Në periudhën e fundit janë konstatuar 10 shkelje të vendimeve për izolim dhe 157 shkelje të deklaratave të vetëizolimit. Në këtë drejtim, gjithsej janë parashtruar 134 padi penale në Prokurorinë Publike.

“Në përfundim me ditën e sotme në gjithsej 25 objekte, janë vendosur 2099 persona nën karantinë shtetërore”, thotë Çulev.

Në postimin në Fjesbuk qëndron se nga ana e Sektorit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale është parashtruar një padi penale dhe 25 njoftime deri te Prokuroria Themelore Publike e cila ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes lidhur me COVID19.