134 raste të reja me COVID-19 dhe 8 të vdekur

Advertisment

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 1 173 teste dhe janë rregjistruar 134 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup ka 97 raste, Tetovë 11, Resnjë 7, Kumanovë 5, Strugë 3, Krushevë 2, Kërçovë 2 dhe nga 1 rast në Prilep, Veles, Manastir, Kavadarc, Valandovë, Kratovë dhe Negotinë.
Ndërkohë, kanë ndëruar jetë tetë persona.

Reklame

Bëhet fjalë për një pacient 68 vjeçar nga Shkupi, paciente 65 vjeçare nga Shkupi, paciente 76 vjeçare nga Shkupi, pacient 77 vjeçar nga Shkupi, paciente 77 vjeçare nga Shkupi, pacient 68 vjeçar nga Kumanova, pacient 67 vjeçar nga Tetova dhe paciente 71 vjeçare nga Tetova.

Poashtu është rregjistruar një numër i konsiderueshëm i të shëruarve. Janë shëruar gjithsej 34 persona. 6 nga Shkupi, 23 nga Kumanova, 2 nga Prilepi, 1 nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri tani është 4289 persona, i të shëruarve 1757 persona, i vdekjeve 201 persona dhe rastet aktive janë 2331 persona