137 raste të reja dhe një i vdekur nga Koronavirusi në Maqedoni (VIDEO)

Advertisment

E diela rezultoi me 137 raste të reja të diagnostikuarve pozitivë me virusin korona në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, në bazë të 1414 testeve të bëra, të prekur me CoVid-19 rezultuan 9,6% e pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë

Reklame

Shkup 53 ,Kumanovë 19 ,Gostivar 10 ,Shtip 8 ,Manastir 7 ,Nga 6 në Veles dhe Sveti Nikollë ,5 në Dellçevë ,4 në Tetovë ,Nga 3 në Kërçovë dhe Makedonski Brod ,Nga 2 në Strugë, Gjevgjeli, Krivo Pallankë, Probishtip, Berovë dhe Negotinë ,Dhe 1 në Strumicë

Në kushte spitalore, mbrëmë ndërroi jetë një 63 vjeçare nga Dibra, kështu ka arritur në 564 numri i pacientëve që humbën jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19.

Por, sot iu buzëqeshi fati 53 pacientëve, të cilët u shëruan plotësisht nga ky virus, duke e çuar në 10,110 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.