138 raste të reja me Koronavirus, 144 të shëruar dhe shtatë të vdekur

Advertisment

Brenda 24 orëve janë bërë 1621 testime, ndërsa janë regjistruar 138 raste të reja me Covid-19.

Kanë ndërruar jetë 7 persona, dy pacientë nga Shkupi, nja pacientë nga Makedonski Brodi, një pacientë nga Kërçova, një pacientë nga Manastiri, një pacientë nga Dibram dhe nje pacientë nga Shtipi.

Reklame

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 144 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë bërë 103938 testime me Covid-19. Sot nuk testime në kuadër të skriningut.

Numri i përgjithshëm i te prekurve me Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 10891, ndërsa numri i të shëruarve është 6698. Kanë vdeku 493, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3700. /SHENJA/