139 raste të reja me Covid19 dhe gjashtë viktima

Advertisment

Në 24 orët e fundit janë kryer 1.377 testime, kurse janë regjistruar 139 raste të reja të Kovid-19 edhe atë në: Shkup- 36, Gostivar- 16, Kërçovë-15, Tetovë-14, Kumanovë-11, Shtip- 11, Strugë- 8, Vinicë- 6, Kavadar -5, Veles- 4, Manastir- 2, Dibër -2, Strumicë- 1, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip- 2, Prilep- 1, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-1, Resnjë-1.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 534 pacientë të shëruar nga: Shkupi-353, Kumanova- 62, Dibër- 17, Shtip- 27, Prilep- 5, Tetovë- 17, Strugë-4, Veles- 4, Ohër- 3, Gostivar-14, Strumicë- 4, Krushevë- 1, Koçan- 2, Probishtip 8, Sveti Nikollë- 5, Kërçovë- 7, Resnjë- 2.
Kanë vdekur gjashtë persona, pesë pacientë nga Shkupi (66, 67, 34, 67 dhje 86 vjeç) dhe pacient nga Koçani (76 vjeç). Pesë pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa një jashtë spitalit.

Reklame

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 10.754, numri i pacientëve të shëruar është 6,554, numri i viktimave është 486 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3714. Dy testet e djeshme janë kontrolle dhe evidentohen sot. Aktualisht shpërndarja sipas qyteteve është si më poshtë:

Shkup 4811, aktiv 1488 – Kumanovë 1049, aktiv 246 -Tetovë 1042, aktiv 226- Dibër 195, aktiv 108- Shtip 820, aktiv 425 -Prilep 331, aktiv 53-Strugë 449, aktiv 195 – Veles 220, aktiv 18- Manastir 137, aktiv 72- Ohër 272, aktiv 84-Kavadar 60, aktiv 43- Gostivar 440,

aktiv 260- Gjevgjeli 22, aktiv 11 (7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 3 të Bogdancit)-Strumicë 36, ​​aktiv 20-Kriva Pallankë 24, aktiv 10-Radovish 29, aktiv 23-Krushevë 16, aktiv 9- Koçan 99, aktiv 23 etj.