14 vjeçari nga Sllatina pjesë e selekcionit të Maqedonisë, sot i shënoi gol Serbisë (FOTO)

89

Selekcioni i Maqedonisë deri në 15 vjet, këtyre ditëve merë pjesë në turnirin “Trofeu i Lidhjes Futbollistike të Malit të Zi”.

Gjatë ditës së sotme selekcioni i Maqedonisë luajti me Serbinë dhe shënoi humbje me rezultat 5:1. Nesër pritet të luaj me Malin e Zi kurse me 17 maj kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Selektori Toni Jakimovski si pjesë të ekipit që merë pjesë në këtë turne e ka angazhuar edhe futbollistin 14 vjeçar nga Sllatina e Tetovës, informon portali “tetova1”.

Bëhet fjale për Azis Jamini i cili është një ndër futbollistët me perspektivë më të madhe në futbollin vendor.

 

Jamini ishte pjesë e KF Vëllazërimit, pastaj e KF Renova dhe duke parë cilësitë që posedon përfaqësues të LFM-së kërkuan që ai të ndërpres shkollimin ne vendlindje dhe të bëhet pjesë e Akademis së Lidhjes Futbollistike të Maqedonisë në Shkup.

Dhe këtë besim të dhënë, 14 vjeçari nga Sllatina po e shpërblen më së miri dhe që në ndeshjen e parë të luajtur si pjesë e selekcionit të Maqedonisë shënoi dy gola.

Konkretisht me 16 prill, Maqedonia luajti me Sllovenin dhe në ndeshjen që mbaroi me rezultat 2:2, dy golat për Maqedoninë i shënoi 14 vjeçari nga Sllatina.

Kurse edhe në ndeshjen e sotme që Maqedonia e humbi me rezultat 5:1, poashtu shënues i vetëm i golit për Maqedoninë ishte Azis Jamini.

Shpresojm që edhe në dy ndeshjet e ardhëshme, Jamini tu shënoj gola slekcioneve të Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. /tetova1/