14 vite Këndi Amerikan në Tetovë

Këndi Amerikan në Tetovë, një kënd i mbështetur nga Ambasada e Amerikës në Maqedoni, Komuna e Tetovës dhe shoqata Aurora sot i mbush 14 vite të veprimtarisë të vet në qytetin e Tetovës.

Gjatë këtyre vjetve janë organizuar një seri aktivitetesh që dëshmojnë miqësinë shqiptaro-amerikane.

Reklame

Në një aktivitet me rastin e 14 vjetorit të themelimit të organizuar në qendër të Tetovës, para të pranishmëve foli Gëzim Sulejmani, ambasadorja amerikane Kate Brns, kryetari i Tetovës Biall Kasami dhe drejtori i qendrës për Kulturë në Tetovë, Arlind Huseini.

Më pas pjesëmarrësve në programin internship të Këndit Amerikan u ndanë çertifikata./tetova1/