142 raste të reja dhe pesë të vdekur nga COVID 19 në Maqedoni

Advertisment

Në 24 orët e fundit janë infektuar 142 persona me KOVID-19, 5 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 98 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 15.555, të shëruarve në 12.994, ndërkaq të vdekurve në 642. Për momentin në RMV ka 1.919 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një pacient 69 vjecar nga Gostivari, 84 vjeçar nga Prilepi, 84 vjeçar nga Ohri, 46vjeçar nga Makedonski Brod dhe një 58 vjeçar nga Shtipi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Reklame

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Shkup 37 Kumanovë 18 Tetovë 13 Gostivar 9 Prilep 8 Kriva Pallankë 8 Dellçevë 7 Koçan 5 Pehçevë 4 Manastir 4 Strumicë 4 Probishtip 3 Shtip 3 Strugë 3 Vinicë 3
Kërçovë 2 Resnjë 2 Makedonski Brod 2 Berovë 2 Dibër 1 Radovish 1 Krushevë 1 Vallandovë 1 Kratovë 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Shkup 20 Strugë 11 Kumanovë 10 Shtip 10 Gostivar 6 Kërçovë 5 Veles 4 Kavadar 4 Dellçevë 4 Prilep 4 Tetovë 3 Sveti Nikole 3 Manastir 3 Berovë 3 Pehçevë 2 Ohër 2 Gjecgjeli 1 Strumicë 1 Koçan 1 Vinicë 1