15-vjeçari nga Kumanova bie nga kati i pestë i ndërtesës

Advertisment

Një 15-vjeçari nga Kumanova ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese teksa luante me moshatarët e tij pasditen e sotme.

Ndihma e shpejtë ka njoftuar SPB-në e Kumanovës se në qendrën urgjente të spitalit të Kumanovës është çuar shtetasi E.S i (2005) me plagë të rënda në kokë.

Reklame

Sipas të dhënave të para ai ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës “Zhitomel” teksa luante me fëmijë të tjerë.

Për shkak të seriozitetit të plagëve personi në fjalë është transferuar në qendrën urgjente në Shkup dhe ndodhet në reanimacion.

Ndërkohë që mjekët thonë se djaloshi ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën.