17 vjeçari sulmohet nga një grup huliganësh në qendër të Shkupit

1935

Një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Maja e Zezë (Crni Vrv) e Shkupit mbrëmë rreth orës 21, në parkun “Gruaja luftëtare” përballë Parlamentit është sulmuar fizikisht nga disa persona. Personat e panjohur i kanë kërkuar para, por pasi ai nuk i ka dhënë ata i kanë shkaktuar disa të çara me thikë dhe janë larguar.

Siç njoftoi MPB-ja, rasti në polici sot në mëngjes në orën 1:30 minuta u raportua nga babai i tij , XH.B. (57). Djaloshi është dërguar në Klinikën Universitare të Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.