18 vjeçarja nga Kosova ndalohet në Tetovë

NJë 18 vjeçare nga Republika e Kosovës është arrstuar dje në qytetin e Tetovës nga ana e nëpunësve policorë. SIç njfotojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, 18 vjeçarja ka hyrë ilegalisht në territorin e MAqedonisë së Veriut dhe qëndrimin në vend nuk e ka deklaruar, përcjell in7. E njëjta pas kryerjes së procedurave të nevojshme është deportuar në shtetin e Kosovës.

“Dje (26-janar) rreth orës 21:35, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë,e kanë arrestuar 18 vjeçaren L.M. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të hyrjes ilegale në vendin tonë dhe qëndrim të padeklaruar në zonë. L.М. është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për procedime të mëtejshme, kurse më vonë është deportuar në vendin e saj të lindjes”, thuhet nënjoftimin e SPB-Tetovë./in7.tv