193 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Advertisment

Në 24 orët e fundit janë bërë 1391 testime, ndërsa janë regjistruar 193 raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Në bazë të qyteteve 140 raste janë regjistruar në Shkup, Kumanovë-2, Dibër-1, Shtip-6, Tetovë-19, Strugë-5, Veles-2, Ohër-11, Gostivar-4, Sveti Nikollë-1 dhe Resnjë-2.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus. 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Reklame

Për momentin në vendin tonë ka 2469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 44.82 testime për Covid-19.