Kandidatët e BDI takime të drejtpërdrejta me qytetarët

Sot kandidatët për këshilltarë nga lista Bashkë për Tetovën të Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë realizuar aktivitet të drejtpëdrejtë me qytetarët duke ecur në banjën e Tetovës si dhe në shumë rrugë brenda qytetit.

Gjatë aktivitetit u ndanë fletushka me zotimet programore të listës me numër 11, e më 20 gusht të këtij viti në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovë synon shumicën në këshillin komunal, me qëllim të përfaqësimit dhe balancimit të drejtë të pushtetit lokal në komunën e Tetovës.