2 viktima nga Tetova e rrethina dhe 7 raste të reja

Advertisment

Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus.

Sot janë shënuar shifrat më të larta në krahasim me periudhën e kaluar, por thuajse edhe nga fillimi i pandemisë.

Reklame

Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 89 raste të reja. Kjo shifër është nga 727 teste të kryera.

Sipas të dhënave zyrtare, 7 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 17 janë shëruar. Dy pacientët që ndrruan jetë janë Tetova dhe rrethina, 2 nga komuna e Likovës, dy nga Shkupi dhe një nga Ohri.

Sipas qyteteve, Shkupi prinë me 35 raste, 27 raste në Shtip, 7 raste në Tetovë, nuk ka në Strugë, një në Gostivar, 2 në Kumanovë, 11 Likovë, 4 në Koçan, 1 Vallandovë dhe 1 Prilep, etj.

Deri tani janë regjistruar 2315 raste, 606 aktive ende janë, 149 të vdekur.