20 vi ktima dhe mbi 400 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.491 teste të kryera janë regjistruar 487 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 230 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.487 pacientë, përcjell Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 20 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 198.156 raste, prej të cilëve 185.459 janë shëruar, kurse 6.998 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 5.699 raste aktive me virusin korona.