200 ditë pa Covid, shteti model që po ia del me virusin e rrezikshëm

Advertisment

Tajvani ka bilanc jashtëzakonisht pozitiv me COVID-19 në periudhën e fundit. Tajvani festoi sot 200 ditë pa asnjë rast të vetëm të transmetuar lokal me COVID-19, raporton Reuters.

Pavarësisht se ishte tepër afër Kinës dhe me vëllime të larta udhëtimesh dhe tregtie, Tajvani ka regjistruar vetëm 550 raste dhe shtatë vd ekje deri më tani këtë vit.

Reklame

Që nga janari nuk ka parë më shumë se 30 raste ditore dhe shumica janë importuar.

Ekspertët vlerësojnë përgjigjen shumë të shpejtë të Tajvanit si një faktor kryesor në atë që ka një nga përgjigjet më të suksesshme të botës ndaj shpërthimit.