Fillon sezoni i dytë i serialit ‘O Sa Mirë’ - tetova1.com

Fillon sezoni i dytë i serialit ‘O Sa Mirë’


Kategoria: Showbiz

Postuar më: Mon, Jan 27, 2014





Pas suksesit të sezonit të parë seriali “O Sa mirë” do të vazhdojë edhe me sezonin e dytë. Producenti i këtij seriali ka spjeguar se në sezonin e dytë do të ketë edhe studentë nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Presheva, duke pohuar se do të ketë mjaft risi.
Serialin “O Sa Mirë” mund ta ndiqni çdo të Hënë, duke filluar nga data 27 Janar nga ora 20:30 në kanalin Tplus, ndërsa reprizat ditë e Mërkurë dhe të Diel poashtu nga ora 20:30.
Ky serial do të xhirohet në ambiente të reja, byfenë e së cilës do t’a udhëheq aktori Ylber Bardhi.
Në serialet e 2014, përveç Xhevdet Jasharit (ArifHikmetit) nga Maqedonia do të luajë edhe aktori Luran Ahmeti.
Nuk na ngel asgjë tjetër përveç se të vazhdojmë të kënaqemi duke qeshur duke shikuar serialin “O sa mirë”
/Rita Behadini-tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net