RDK: Të papunët fshihen nga evidenca
Rilindja Demokratike Kombëtare ka kritikuar qasjen e qeverisë për çështjen e punësimit të qytetarëve. Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Izet Zeqiri, kjo parti vlerëson se aktualisht po treten të papunësuarit me “reforma dhe letra”.
“Është shumë lehtë krahasoni vitin 2010 me 2013 pasqyrën e të papunëve sipas përkatësisë etnike. Do të vërtetoheni se Tetova në vitin 2010 kishte 22.721 të papunë, kurse në 2013 ka 6.744, ku humben punën 15.977 persona.
“Sipas Agjencionit për Punsim, në vitin e kaluar totali i të papunëve 96.200 prej atyre maqedonas 77.003 dhe shqiptarë 13.209. Ndërsa në vitin 2010 totali i të papunëve ishte 321.341 prej atyre maqedonas 203.219 dhe shqiptarë 78.381″, ka deklaruar Zeqiri.
Partia vlerëson se papunësia është problem social ekonomik dhe politik, ndërsa zgjedhja jo me masa ekonomike por me masa politike.
Në 2011 kishte 322.053 të papunë në Maqedoni, në vitin 2012 u zvogëlua në 243.403 të papunë, në fillim të 2014 papunësia ra 217.858.
“Prej 104.195 punësimeve për tre vjet, ja si fitohen zgjedhjet duke ofruar punë dhe vetëm punë”, thekson RDK.







