E sulmojn dhe ja marin 2 700 euro një banorit nga Drenoveci - Tetova1

E sulmojn dhe ja marin 2 700 euro një banorit nga Drenoveci


sulmohet
Kategoria: Kronikë

Postuar më: Enj, Jan 30, 2014

Lexuar: 17 herë



Është sulmuar fizikisht 56 vjecari D.V nga lagja Drenovec. Sipas rrëfimit të tij të martën rreth orës 17.00, persona të panjohur e kanë sulmuar në rrugën 135 në Tetovë.” Njëri nga sulmuesit i ka kërkuar para 56 vjeçarit në ndërkohë personat tjerë janë vërsulur ndaj tij dhe nga xhepi i xhaketës i kanë marrë rreth 2700 euro dhe më pas janë larguar në drejtim të stadiumit të qytetit në Tetovë.Ndërkaq personi D.V me lëndime të dukshme në fytyrë ka denoncuar lajmin në stacioni policor në Tetovë”, njoftojnë nga SPB-ja e Tetovës.
Policia e Tetovës bëri të ditur se punohet në zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.