Faqja në facebook ‘We have snow’ tallet me shqiptarët - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Faqja në facebook ‘We have snow’ tallet me shqiptarët


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Jan 27, 2014





Faqja në facebook ‘We have snow- Попова Шапка’ në një foto të publikuar dje tallet me një familje shqiptare që ishin ulur në një tavolinë tek lokali “Konak” dhe përveç kafes shijonin edhe ushqimin (petën tradicionale) që sipas të gjitha gjasave e kishin marë me vete.
Ata në foton e postuar kishin parashtruar një pyetje shpërblyese: Në petë ka para metalike ose jo?
Nuk kanë munguar edhe komentet në këtë foto. Kuptohet maqedonasit vazhduan të tallen me foton, kurse reagimi i shqiptarëve kryesisht kishte të bëjë me atë se prej ku e kanë marë guximin që të fotografojnë gra shqiptare dhe të postojën foton në një faqe publike.
Gjitashtu nuk kanë munguar edhe ofendimet nga të dy palët.
“I nderuari fotograf, aktor i bukur që qëndron në parpavijë të këtij skenari dhe i cili “dëshironte që të fotografohej” kurse në të vërtet merë poza majmuni që tjetri ta fotografoje, të nderuar qenë të cilët aktrojn pronarë të kishës jolegale e cila në të vërtet është qendër për narkoman dhe për shpërndarje të urejtjes, cirkuzantë dhe majmun të deformuar, popull jolegal dhe artificial….kam dy pyetje për ju: Cfar do të thonit ju të ju fotografojnë motra dhe gra. dhe që të qeshet populli me ta? Dhe çfar mendoni nëse ju zbulojnë kush jeni burrat e këtyre grave familjare?”, përfundon komenti i M.Sabriut.
Pas shumë komenteve, fotoja është fshirë gjatë natës.
Përndryshe faqja ‘We have snow- Попова Шапка’ është një projekt privat i një grupi maqedonasish që ska të bëjë me drejtorin e qendrës së skijimit Kodra e Diellit. Në këtë faqe kryesisht reklamohet lokali hotelierik “Konak”. Anëtarë të kësaj faqeje në facebook janë edhe shumë shqiptar.