Grabitet nafta për ngrohje e shkollës në Pirok
Persona të panjohur kanë vjedhur 1 ton naftë për ngrohje nga rezervoari i shkollës fillore “Sami Frashëri” në Pirok të Tetovës. Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë theksoi se grabitësit me forcë kanë hapur kapakun e rezervoarit të naftës dhe më pas kanë kryer tërheqjen e saj.
Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se dëmi material vlerësohet në rreth 59.000 denarë apo rreth 1 mijë euro dhe se policia ka nisur hetimet dhe kërkimin e grabitësve.







