Jasmin Saliu: Shijoj suksesin, fama më ndjek vet
|
I lindur në Tetovë, 22 vjeçi ndjek me sukses shkollën e mjekësisë që më pas në moshën 18 vjeçar të largohet drejt Italisë, për të jetuar në Treviso. Atje, ai fillon punën si menaxher në disa pub-e kryesisht në qytetet veriore si Milano, Firence dhe Lugano, ku edhe ka pasur rastin të takohet me disa fotograf ku edhe ka realizuar disa fotosesione për magazina të ndryshme atje. Për momentin ai punon me agjencitë më të mëdha të modës në Milano…
Cili është sekreti i fizikut tënd?
Mund të them se veçantia apo ndryshueshmëria, që d.m.th nuk jam gjithmonë i njëjti njeri në punën që bëj, dhe kjo është një hap i madh për mua.
Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si model?
Të jesh model profesionist për punën që bën e vetmja armë që të gjithë e preferojnë që sendet të shkojnë sa më lehtë kështu që le të themi se është profesionaliteti.
Fillimet tuaja në modeling, sa të vështira kanë qenë?
Është normale se në fillim ka qenë rëndë por me kalimin e kohës vjen duke u përmirësuar, të marrësh pjesë me punë në qytete ku modelimi është traditë nuk është e lehtë, si Brazili, Rusia e Franca…
Në këto momente po shijon famën apo suksesin?
Shijoj suksesin, nëse kam sukses atëherë dihet që fama më ndjek vet.
Si vishesh në jetën e përditshme?
Më pëlqejnë veshjet angleze por zakonisht përshtatem në vendin ku shkoj.
Po veshjet e femrave dhe meshkujve shqiptarë si të duken?
Meshkujt le të themi se i takojnë vendit ku gjinden edhe pse veshja e mashkullit nuk është shumë e komplikuar, femrat edhe pse nuk e kanë pasur traditë të zhveshurit nuk më pëlqen se janë akoma të pakuptueshme në veshje, me kalimin e kohës do të përmisohen gjërat.
I ri në moshe dhe me perspektive për suksese të mëtejshme, ky quhet guxim?
Normale, ajo që më shtynë më shumë është guximi, nëse nuk ke guxim nuk arrinë sukses.
Jeni për martesë apo bashkëjetesë?
Bashkëjetesë.
Kush është idhulli juaj në fushën e modës?
Baptiste Giabiconi, Evandro Soldati.
/Blerand Rexhepi/
…………………………………
PASAPORTA!
Ditëlindja - 10.07.1991
Horoskopi – Gaforrja.
Nënshenia – Demi.
Gjatësia - 1.85
Pesha - 77kg
Ngjyra e flokëve – Kafe.
Ngjyra e syve – Kafe.
Ngjyra e preferuar – Zezë.
Hobi – Të prek flokët.
Sporti – Futbolli.
Muzika – Elektronike, punk rock.
Këngëtari/ja – Lana del Rey, Marilyn Manson.
Filmi – Cry baby.
Aktori/ja - Sean Penn, Johnny Depp.
Femra ideale - Anne Schoenberger, Bianca Balti.
Vesi/Zakoni – Fitnesi, lokalet.
Personaliteti – Jashtë i fortë brenda tejet i butë.
Dëshira – Të krijoj një film për jetën time personal dhe të shkruaj gjërat që bëj si një shqiptar emigrant.






