Tetovë, vjedhësit janë ‘furnizuar’ me kaftana dhe dimija - tetova1

Tetovë, vjedhësit janë ‘furnizuar’ me kaftana dhe dimija


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Enj, Jan 30, 2014

Lexuar: 758 herë



Në Tetovë vidhet gjithçka! Nga butiku “Aleza” që gjendet në rrugën “Murat Bafqari” në Tetovë pronar i së cilit është A.SH nga Tetova janë vjedhur një numër i madh i veshjeve si kaftana dhe dimi me vlerë prej 300 mijë denarëve.
Sipas policisë së Tetovës, vjedhjen e kanë kryer deri më tani persona të panjohur natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës.
Vjedhësit pasi e kanë thyer me forcë derën, me vete kanë marr 25 palë veshje kombëtare kaftane dhe 10 palë dimi, dhe ma pas janë larguar pa i vërejtur njeri.