Gërhitja shkatërron organizmin - tetova1.com

Gërhitja shkatërron organizmin


Kategoria: Shëndet

Postuar më: Wed, Feb 12, 2014





Për më shumë fakte dhe këshilla mjekësore ndjekni VITA në Facebook!

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar se gërhitja i shkakton njeriut stres të rëndë, i cili është i mbarsur me ndryshime serioze patologjike në organizmin e tij. Gërhitja çon në mungesën e oksigjenit, çka provokon në vetvete shkatërrimin e lipideve që hyjnë në përbërjen e të gjitha qelizave të gjalla.

Në fund të fundit ajo është kërcënim me vdekje për vetë qelizat. Pacientët gërhitës duhet të marrin medoemos antioksidantë, janë të bindur mjekët.

Gërhitja është shenjë e çrregullimeve të frymëmarrjes për shkak të ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes. Pasojë e saj - deficiti i oksigjenit, i cili sjell si rrjedhojë në mëngjes hipertensionin, dhimbje koke dhe përkeqësim të punës së trurit. Jo më pak e rrezikshme është edhe një tjetër pasojë e gërhitjes e vërtetuar nga shkencëtarët e Degës siberiane të Akademisë ruse të Shkencave Mjekësore (russ. РАМН; shqip RAMN). Ekspertët kanë zbuluar se shkatërrimi i lipideve në organizmin e pacientëve gërhitës ndodh në mënyrë kaq të shpejtë, sa që ata kanë nevojë të ngutshme për të marrë antioksidantë, transmeton 24 ore lajme.

Specialistët rusë kanë kryer një eksperiment me përfshirjen e 50 vullnetarëve meshkuj të moshës nga 46-55 vjeç. Nga këta 37 vetë vuanin prej çrregullimeve të frymëmarrjes gjatë gjumit. Shkencëtarët kanë përcaktuar përmbajtjen e lipideve në gjakun e pjesëmarrësve të eksperimentit në fjalë.

Lipidet - substancat yndyrore - janë pjesë përbërëse e pandarë e qelizës, rezervë energjetike e organizmit. Lipidet ndikojnë dhe janë të përfshira në transmetimin e impulseve nervore, tkurrjen e muskujve dhe në proceset imune të organizmit.

Gjatë eksperimentit u konstatua se organizmi i pacientëve gërhitës gjatë gjumit është nën stres, gjë që shkakton dëmtimin e qelizave, dhe për këtë arsye edhe ndryshimet patologjike në organizëm. “Rezultatet e studimit treguan se 100% e meshkujve me çrregullime të frymëmarrjes gjatë kohës së gjumit u diagnostikuan me patalogji kardiovaskulare dhe ndryshime serioze vaskulare (të enëve të gjakut)”, - thotë Profesorja ruse Irina Madajeva. Për të shmangur pasojat e trishtueshme gërhitja është e nevojshme të trajtohet në mënyrë medikamentoze, duke përfshirë edhe marrjen e antioksidantëve.

Tani shkencëtarët janë duke u përpjekur për të gjetur nëse provon vallë një stres të tillë edhe organizmi i femrës.

 

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net