Protestuesit dibran në Shkup: Nuk e japim Radikën
Në Shkup u zhvillua protesta kundër devijimit të Lumit Radikë. “Ne nuk dorëzohemi, Radikën nuk e japim, do te vazhdojmë me protestat dhe nuk do të lejojmë që ky projekt të shkatërroj Dibrën”, deklaroi një qytetarë.
“Sot erdhëm në Shkup për të protestuar, nesër do te shkojmë ku do që është e nevojshme, nuk do te ulim zërin, do shkojmë deri në fund, deri në tërheqje e këtij projekti”, tha nga ana tjetër, një qytetarë tjetër nga Dibra.
Ata nga Qeveria e Maqedonisë kërkuan urgjentisht ti ndalojë, siç thonë, projektet shkatërruese elektro-energjetike “Fusha e Llukovës” dhe “Ura e Boshkos”, ku sipas planeve qeveritare duhet të ndërtohen në parkun nacional “Mavrova”.








