A i mbani mend këto ? - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

A i mbani mend këto ?


teleferiku2
Kategoria: PLUS

Postuar më: Mër, Shk 5, 2014

Lexuar: 1 806 herë



“A i mban mend dikush këto ? Sa herë kemi shfrytëzuar këtë transport dikur, e sot ku janë ? Më kujtohet e fëmijërisë kur te teleferiku disa të rinj gjuanin me gur për t’i dëmtuar. Që pas luftës së vitit 2001, këto vende janë braktisur dhe nuk shfrytëzohen më” kështu e përshkruan fotografi tetovar Lirim Shabani kujtimin e tij për teleferikun.

Dikur udhëtimi për në Kodrën e Diellit e kishte lezetin e tij ta bësh me anë të teleferikut, udhëtim i cili fillonte nga Varrezat e Qytetit dhe sipër malit Sharr përfundonte në Kodrën e Diellit. Gjeneratat më të vjetra kanë shumë kujtime nga këto kabina.

teleferiku2
Teleferiku është dëmtuar gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001 dhe deri më tani askush nuk ka marrë një iniciativë për rindërtimin e tij me çka numri i turistëve në Kodrën e Diellit do të ritej dukshëm.

 

Fotot e kabinave të lëna në harresë i ka shkrepur fotografi tetovar Lirim Shabani gjatë vitit 2013. Më tepër foto nga Lirim Shabani mund të ndiqni në këtë faqe “Lirim Shabani”